Policia e Pogradecit ka arrestuar Jetmir Muçollarin, pas hetimeve të nisura pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur në fshatin Volorek.
Gjatë hetimeve, u zbulua se Muçollari kishte kryer punime ndërtimore pa leje në një sipërfaqe toke që pretendonte si pronë personale, por që në fakt ndodhet brenda një zone të mbrojtur.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për “shpërdorim të tokës” dhe “ndërtim të paligjshëm për qëllime përfitimi”.
Mësohet se punimet në këtë sipërfaqe ishin pezulluar një javë më parë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Pogradecit.
Çështja i është referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.



