Dita Botërore e Infermierëve/ Manastirliu: Si ditën e parë të epidemisë, infermierët në vijën e parë të betejës me COVID-19

Dita Botërore e Infermierëve/ Manastirliu: Si ditën e parë të epidemisë, infermierët në vijën e parë të betejës me COVID-19

Në kuadër të ditës Botërore të Infermierëve, në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit, falenderimet për infermierët dhe stafin mjekësor janë mëse të mëdha.

Në ndër të kësaj dite, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vjen me një mesazh falënderimi për ta në këtë kohë pandemie.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manastirliu thekson se si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin.

Ajo theksoi se ka falënderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor.

Edhe Kryeministri Edi Rama ka uruar infermierët në ditën ndërkombëtare të tyre, duke theksuar se gjatë gjithë gjithë kësaj periudhe, infermierët na mësuan se hero të bën sakrifica.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë i ka shprehur mirënjohjen çdo infermieri në Shqipëri, teksa shtoi se sot më shumë se kurrë është dita e tyre, pasi kanë lënë familjet shumë muaj pa i takuar dhe i janë përkushtuar pacientëve me COVID-19.

Poashtu kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshendeti sot infermieret dhe infermierët e Shqipërisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierit.

Ai ka bërë me dije se Kuvendi do t'u dhurojë nga një karafil 375 infermiereve dhe infermierëve që shërbejnë të Shërbimi Infektiv, Urgjenca  Kombëtare dhe Spitali “Shefqet Ndroqi”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy