Zjarr në Çernobil, digjen mbi 2500 ha pyje

Zjarr në Çernobil, digjen mbi 2500 ha pyje

Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e djeshme zonën e ish-centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë, ku zjarrfikësit po punojnë ende për të shuar flakët që tashmë kanë shkatërruar mbi 2600 hektarë pyll, raportojnë mediat ukrainase.

Deri më tani, niveli i radioaktivitetit mbetet në vlera normale, raporton Ukrainska Pravda, duke cituar Ministrinë ukrainase të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore.

Që nga mbrëmë, 900 hektarë bimësi ishin djegur në pyllin Korohod, 915 në pyllin Denysovychi, 250 në pyllin Paryshiv dhe 550 hektarë të tjerë në pyllin Lubianka.

Vetëm zjarret në Lubianka dhe Korohod janë nën kontroll.

Zona në pyllin e Paryshiv është pjesërisht e minuar dhe për këtë është thirrur skuadra e bombave të Forcave të Armatosura të Ukrainës, por prania e mjeteve shpërthyese në zonë vështirëson operacionet e zjarrfikësve.

“Situata është nën kontroll dhe nuk ka asnjë kërcënim për infrastrukturën kritike, si për shembull Dega Qendrore e Karburantit të Shpenzuar, Kompleksi i Prodhimit të Vektorit ose Deponimi i Mbetjeve Radioaktive Buriakivka. Niveli i rrezatimit është normal”, siguroi Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy