Një sasi prej 55 kg kanabis është gjetur nga policia e Pogradecit gjatë një operacioni në fshatin Lin. Lënda narkotike është gjetur në afërsi të një kompleksi.
“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ushtruar në fshatin Lin, rreth 300 m pranë një kompleksi kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 53 pako të mbështjella me letër natriban, me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 55 kg”, thuhet në njoftimin e policisë, sipas të cilës viojn puna për identifikimin e pronarëve të lëndës.



