Gjermania do të legalizojë kanabisin për përdorim personal dhe rekreativ

Gjermania do të legalizojë kanabisin për përdorim personal dhe rekreativ

Gjermania është gati të legalizojë kanabisin në dy faza, siç u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach dhe Ministri i Bujqësisë, Cem Ozdemir.

Hapi i parë do të jetë dekriminalizimi i posedimit të një sasie kanabisi deri në një maksimum 25 gram dhe kultivimi për përdorim personal deri në maksimum tre fidanë.

Në një hap të dytë, qeveria gjermane planifikon të lejojë kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit përmes shoqatave specifike.

Fillimisht, partitë në pushtet thanë se do të prezantonin “shpërndarjen e kontrolluar të kanabisit për të rriturit për qëllime konsumi në dyqanet e licencuara”, por kjo ide u hodh poshtë.

Në fakt, këto metoda shitjeje do të testohen vetëm në një fazë të dytë të procesit të legalizimit, në disa rajone model, sipas mendimit të shkencëtarëve, pas bisedimeve me Komisionin Europian.

Tashmë qeveria pret që deri në fund të muajit të miratojë një projektligj për rregullimin e posedimit, kultivimit dhe të ashtuquajturave “klube sociale të kanabisit”, për t’i paraqitur në parlament.

Lauterbach kishte paraqitur propozime në lidhje me legalizimin e kanabisit vjeshtën e kaluar, por në fillim kishte shqetësime se planet mund të ishin të papajtueshme me ligjin ndërkombëtar dhe të Bashkimit Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy