Ndryshimet e bëra nga ministria e financave dhe ekonomisë në ligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare parashikojnë shtyrjen e këtyre detyrimeve deri më 1 janar 2028.
Hyrja në fuqi e vendimit pas publikimit në fletoren zyrtare shihet me skepticizëm nga ekspertët për të cilët formalizimi i punonjësive bëhet më i vështirë.
Kontabilistja Etleva Treska thotë për MCN se qeveria duke dashur të lehtësojë biznesin e vogël nga kostot e deklarimeve po pengon punën e strukturave tatimore.
Nga ana tjetër, Ministria e Financave ka udhëzuar bizneset që duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm, të përkthejnë pasqyrat e tyre financiare edhe në gjuhë të huaj për shkak të përafrimit me standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian.
Pas nisjes së krizës ekonomike të ndikuar nga lufta në Ukrainë, biznesi i vogël e i mesëm në vendin tonë ankohet për mungesë likuiditeti për kryerjen e financimeve qarkulluese.
Nga ana tjetër, në paketën e re fiskale të vitit aktual, Ministria e Financave vendosi të rrisë pragun e tatueshëm të parasë në arkë dhe asaj të qarkullueshme.



