Vlorë/ Krim i dyfishtë në familje, nipi vret xhaxhanë e më pas veten (EMRAT)

Vlorë/ Krim i dyfishtë në familje, nipi vret xhaxhanë e më pas veten (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mekat në Vlorë, ku shtetasi G. K., ka vrarë me armë gjahu xhaxhanë e tij e më pas ka qëlluar veten. Viktima tjetër është identifikuar me inicialet J. K., ndërsa policia ka mbërritur në vendin në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtetasi Genci Koreta, 39 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, shtetasin Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy