Astrologia Elena Demollari e ftuar në “Zgjohu me MCN” ka bërë parashikimin e horoskopit për muajt e verës përmes letrave Taro. Ajo ka listuar disa nga shenjat më me fat, si dhe është ndalur kryesisht te dashuria, puna dhe financat.
Dashi:
Të ulur, të mërzitur, mendohen por mirësinë e kanë përpara vetes dhe universi do ti japë një gradë të bukur. Dikush do largohet nga jeta e tyre, një largim pune, një prishje planesh dhe duhet të kenë kujdes gjatë të gjithë verës. Dashët do marrin lajme të gëzuara nga pjesa fejesës martesës, tavolinës, janë në pritje të disa lajmeve të cilat do ti marrin dhe pse mund të jenë të mira apo të këqija, por do jenë midis mirësisë, bollëkut, do kenë një ngritje financiare nga një shefe, eprore apo bankë dhe janë shenjë që kanë bekimet e Zotit. Dashët mund të kenë një tradhti ose rikthim.
Demi:
Demët janë shumë të sinqertë dhe gjithmonë kanë thika pas shpine që i vret dhe shpirtërisht dhe në momentin që një dem krijon një besim të theksuar te një shenjë tjetër ata tradhtohen nga krahu i djathtë i tyre. Do të kenë një verë pasionante, do jenë në gjendje ankthi dhe stresi, konflikte me veten, por duhet të largojnë mendimet e këqija. Nga ana financiare do kenë pak lëkundje, udhëtime të gjata, kontrata pune, firma, dokumente do i kenë pak gjërat e turbullta të ndikuara nga yjet. Do gjykohen për marrëdhënien që kanë dhe nëse kanë të bëjnë me seanca gjyqësore do të falen. Kanë një energji të fortë dhe do kenë fejesa, martesa, shtatzëni. Gjatë verës do kenë një ndryshim radikal në familje, dashuri dhe familje.
Binjakët:
Do i kenë pak gjërat të ngatërruara. Duhet të kenë kujdes nga situatat e vështira që mund të kenë kaluar dhe duhet të bëjnë kujdes. shikoj që do jenë të bllokuara, momental, por do kenë fillime të reja me dritë jeshile dhe nëse kanë menduar për një shtëpi do e marrin atë. Te Binjakët shoh se nëse kanë të bëjnë me burgjet, seanca gjyqësore apo çështje qeverie do dalin të fituar dhe të bëhen gati sepse do marrin lajm nga një princ i kaltër që munda të jetë një mjek, gjyqtar, profesor, doktor, por më shumë e shoh te pjesa e gjyqeve. Në marrëdhëniet në çift do kenë pak pengesa, pak krisje.
Gaforrja:
Duhet të kenë kujdes me personat e varur nga droga, alkooli, bixhozi, nga ata që janë materialistë. Duhet të tregohen pak më të rezervuar jo shumë të sinqertë. Shikojnë drejt horizontit të largët por do duhet të konsultohen me studio ligjore nëse kanë të bëjnë me çështje ligjore. Planeti i mërkurit jep një rënie psikologjike, por do manifestojnë. Në të kaluarën e tyre i kanë pasur gjërat disi të turbullta por do kalojnë të ndihmuar nga yjet. Do gjykojnë për marrëdhënien që kanë dhe do rilindë diçka e re, ndërsa sa i përket kontratave të punës, firmave duhet të konsultohen me një avokat. Një ndryshim i papritur, një ndryshim radikal, një cikël i ri do i ndryshojnë gjërat si në punë, si në dashuri si në familje dhe do të kenë ndryshime epoke. Shoh projekte dhe kontrata por dhe refuzime të tyre. Në dashuri do të jenë mirë, ndërsa për pjesën e punës duhet të kenë kujdes.
Luani:
Një kurorë me sherre debati, një kredi e marrë, një shkatërrim, një ndikim ka ndikuar. Luanët në marrëdhënien e tyre duhet të kenë kujdes, dikush do largohet me gënjeshtrat e tij, një largim pune. Do jenë mes mirësisë dhe bollëkut, të kompletuar nga ana financiare. Duhet të kenë kujdes personat që nuk shohin drejtimin tyre, priten lajme të mira ose të këqija. Sherre debate konflikte duhet ti shmangen nëse kanë të bëjnë me çështje pronash. Në përgjithësi do jenë mirë, do kenë stabilitet. Duhet të kenë kujdes gjatë verës, tradhtinë, konfliktet, duhet ti shmangen.
Virgjëresha:
Do i zgjidhin gjërat me kreativitet si në punë si në dashuri. Ëndrrat i kanë gjithmonë si paralajmërim, udhëtim tregtie biznesi duhet të ecin përpara. Kohët e fundit do rrinë pak të vetmuar duke kujtuar dhe fëmijërinë e tyre. Udhëtime të gjata dhe plane për blerje shtëpie do ketë nisma të reja dhe do ecin përpara dhe Urani do tu japë një energji pozitive.
Peshorja:
Në të kaluarën kanë kaluar një traumë aksidenti, prishje planesh, probleme me shëndetin, shumë thika dhe tradhti pas shpine. Mund të ndërrojë dikush mund të kalojnë dhe ndonjë operacion, janë të mbingarkuar. Kanë një lajm të mirë dhe një të hidhur, ngritje ekonomike dhe financiare, e kujton shumë fëmijërinë e tyre. Peshoret duhet të kenë një kujdes të veçantë me shëndetin.
Akrepi:
Akrepi duhet të ketë kujdes nga personat e varur nga droga, alkooli dhe personat që i duan për interesat e veta, nga persona që shpifin dhe mashtrojnë. Janë në pritje të disa lajmeve dhe mund të marrin lajme të mira por dhe të këqija. Do kenë një stabilitet akrepët, por gjatë verës duhet të kenë kujdes për një largim pune, dorëheqje nga puna, dikush do i presë në besë dhe duhet të shmangin sherret, debatet, konfliktet. Nëse kanë të bëjnë me çështje ligjore i duhet konsulta e mirë me një avokat. Ëndrrat i keni një paralajmërim dhe do keni një komunikim engjëll paqeje harmonie në familjen tuaj. Mirësinë e kanë përpara vetes dhe universi do ti japë diçka të bukur, priten fillime të reja dhe dritë jeshile. Rrota e fatit është në drejtimin e tyre dhe me Jupiterin në krah do kenë nisma dhe perspektiva të reja.
Shigjetari:
Mos i bëni gjërat me sy mbyllur se nuk e kuptoni se çfarë jeni duke bërë. Keni vënë duart kryq dhe besoni shumë, por duhet të hiqni fashën nga sytë për të parë qartë dhe nuk jeni të sigurtë. Kanë një karakter të fortë dhe duhet ti japin kurajë vetes dhe forcë. Priten udhëtime të gjata nëse kanë menduar një largim nga vendbanimi i tyre. kujdes duhet të tregojnë nga personat me dy fytyra. Shumë thashetheme në ajër për një energji e re po vjen. Me planetin në anën e tyre gjithçka do tu ecë mbarë sa i përket fejesave, martesave, shtatzënisë, por duhet të kenë kujdes se nuk janë stabël në marrëdhënien e tyre.
Bricjapi:
Duhet të kenë kujdes se shoh një lidhje dashurie ndahu bashkohu dhe janë shumë zemërthyer. kanë një karakter të fortë dhe duhet ti japin kurajë vetes. kanë qarë dhe refuzuar, por janë shumë luftarak dhe duhet të ecin përpara. Harmoni dhe lumturi pritet dhe me diellin në krah gjithçka do u ecë mbarë. Shoh një gjendje të rënduar psikologjike dhe dihet të kërkojnë kujdes.
Ujori:
Në të kaluarën kanë kaluar një traumë, janë të vrarë shpirtërisht dhe probleme me shëndetin. duhet të keni kujdes. Do jeni një familje e kompletuar. Një diplomë apo master do korrni sukses por kujdes me shoqëritë fallco. Një dëshirë e tyre do bëhet realitet, por kujdes i veçantë për shëndetin.
Peshqit:
Do kenë ngritje ekonomike financiare. Më parë i kanë marrë vendimet e nxituara tani pritet të eci përpara. kanë një karakter të fortë, duhet ti japin kurajë vetes. Nuk janë stabël por duhet të bëhen gati për lajme të bukura, por duhet të kenë kujdes sepse mund të kenë prishje planesh. Të bëhen gati për lajme të mira sepse do dalin të fituar në të gjitha drejtimet.



