Teliti: Nuk na duhet euroizimi, të krijojmë kushtet për qëndrueshmërinë e lekut

Teliti: Nuk na duhet euroizimi, të krijojmë kushtet për qëndrueshmërinë e lekut

Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, thotë se vendit i duhet një monedhë e qëndrueshme vendase, më shumë sesa euroizimi i ekonomisë. Në tryezën e mbajtur sot nga opozita me temë “Rënia e euros, fituesit dhe humbësit”, Teliti tha se kjo mund të arrihet vetëm përmes qeverisjes së mirë, falë të cilës minimizohet ekonomia informale dhe i jep fund qarkullimit të parave të pista.

Ajo që duhet të sigurojmë ne është ajo që po diskutojmë. Të minimizojmë ekonominë informale, ekonominë e zezë, të eliminojmë transaksionet e trafiqeve të paligjshme. Kështu çdo monedhë do të hynte në binarët e qëndrueshmërisë. Mjafton të kemi kurs të qëndrueshëm, që lëviz vetëm në rast se ka zhvillim të ekonomisë, rritje të remitancave apo të kemi përmirësim të bilancit tregtar. Atëherë edhe kursi i këmbimit adaptohet me këto ndryshime. Por kjo që ka ndodhur në vitin e fundit me një rënie prej 14-15% të monedhës shqiptare ju ka dëmtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ne nuk kemi nevojë të bëjmë euroizimin, por të krijojmë kushte për qëndrueshmërinë e monedhës kombëtare. Nëse ne kemi vullnetin për të qeverisur mirë, qëndrueshmëria rritet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy