Protesta pro Palestinës në Romë, studentët përleshen me policinë

Protesta pro Palestinës në Romë, studentët përleshen me policinë

"Ne jemi të gjithë antifashistë" është thirrja me të cilën nisi një marshim universitar në mbështetje të çështjes së Palestinës në Romë, ku u përfshinë grupime studentore dhe nxënësish të shkollave të mesme. 

Me duart të ngritura në formë rebelimi,  megafonë, tymuese të kuqe dhe pankarta "Luftoni esktremin e djathtë", studentët marshuan së bashku.

Policia ndërhyu duke përdorur shkopinj gome, gjë që shkaktoi përplasje me demonstruesit, që mbanin në duar flamujt e Palestinës. 

Në tre rrugë të kryeqytetit italian u bllokua qarkullimi. U deshën një orë negociata mes studentëve dhe autoriteteve vendase për zhbllokimin e rrugësve. 

Carlo Fanfoni, 19 vjeç,  student i sociologjisë në Universitetin Sapienza deklaroi: "Të legjitimosh faktin që Italia pret një mbledhje ndërkombëtare të së djathtës dhe ekstremit të djathtë do të thotë normalizimi i idealeve me të cilat ne nuk identifikohemi".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy