Daci: Me termin vetëvendosje nga Mitsotakis, uroj mos të ketë synim për krijimin e asociacionit të komunave greke në Shqipëri (VIDEO)

Daci: Me termin vetëvendosje nga Mitsotakis, uroj mos të ketë synim për krijimin e asociacionit të komunave greke në Shqipëri (VIDEO)

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Alban Daci, vizitën e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në zonat minoritare, e sheh me dy këndvështrime.

Duke folur për MCN Live, ai tha se do e konsideronte normale, nëse do kishim kushte normale dhe sjellje normale të Greqisë lidhur me Himarën dhe territoret e tjera ku ka minoritet.

Këndvështrimi i dytë i tij është ai i një vizitë anormale që nxjerr në pah problematikat e fqinjëve tanë, si Greqia dhe Serbia, për të cilët thotë se çështjen e minoriteteve e lidhin automatikisht me çështje pretendimesh territoriale.

Sipas tij, këtë e kanë paranojë personale, pasi Greqia dhe Serbia kanë minoritete brenda tyre që realisht janë probleme territoriale.

Bëra një provokim duke thënë po Kryeministri shqiptar kur do bëj vizitë zyrtare në Çamëri? Nga Kryeministri grek është përdorur termi i vetëvendosjes për minoritetin grek dhe përdorimi vetëm i flamurit grek.

Por Himara dhe territore të tjera janë pjesë e Shqipërisë, dhe duhet të valëvitet vetëm flamuri shqiptar. Shqipëria për shkak të orientimit të fqinjësisë së mirë dhe nevojës për integrim në Bashkimin Europian, nuk ka përdorur marrëdhënie të barabarta dhe reciprociteti, por herë pas here jemi kryer në qesharak dhe në vasal. Betimi që ka bërë Kryeministri grek, para minoritarëve...

Minoritarët janë të ardhur për arsye ekonomike dhe tregtare. Problemi është kur instrumentalizohen për probleme të politikës së brendshme të Greqisë.

Shumë mirë ka bërë që betohet për pronat e minoritarëve grekë në Himarë, por mirë do ishte që edhe Kryeministri shqiptar të betohet për pronat e shqiptarëve në Çamëri.

Ballkani nuk është shëruar nga nacionalizmat territoriale. Ndarjet, kufijtë dhe nacionalizmat janë të tejkaluara për Europën e bashkuar.

Sa herë që zgjohet Rusia me politikën e saj imperialiste për tu rikthyer në kufijtë e mëparshëm të Bashkimit Sovjetik, pretendimi i saj ka qenë gjithmonë ngushtica e Dardaneleve dhe Ballkani dhe nuk janë të rastësishme trazirat në Kosovë që ka të bëjë me themelimin e komunave serbe.

Me togfjalëshin e përdorur nga Kryeministri grek në Himarë, vetëvendosje, shpresoj që të mos ketë synim për krijimin e asociacionit të komunave greke në Shqipëri, se skenarët janë të ngjashëm.

Duke vendosur reciprocitetin ne mund të parandalojmë shumë gjëra që në të ardhmen nuk munden. Fjala vetëvendosje do të thotë të vetëvendosin, të kenë autonomi.

Por sot minoriteti grek ka të drejtat më të mëdha se kudo minoritetet e tjera në Europë. Lufta në Ukrainë dhe rikthimi i hijes së Rusisë në Ballkan, duhet të na bëjë më të vetëdijshëm dhe të kemi një politikë më të bashkuar.

Çështja e flamurit grek, nëse ne kemi komunë të mirëfilltë minoritare që njihet zyrtarisht nga shteti shqiptar që ka shumicën e një vendi, kanë të drejtë me Kushtetutë që të vendosin së pari flamurin e Shqipërisë, tani dhe të BE dhe nuk ka asnjë problem të vendosin flamurin e shtetit të tyre Greqisë.

Nuk më rezulton të kemi komuna ekskluzive minoritare me Kushtetutë, duhet të rregullohet me Kushtetutë.

Flamuri grek nuk do kishte problem të vendosej në institucione ku ka minoritet grek, por nuk e ka të përcaktuar Kushtetuta e Shqipërisë.

Këto janë incidente që ndodhën me vrullin e vizitës së Kryeministrit grek në Himarë.

Ai shtoi se nuk e kritikon faktin që Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm, madje shkon më tej duke thënë se kishte edhe një mesazh tjetër të rëndësishëm.

Që Kryeministri i këtij vendi jam unë! Kjo është republika e Shqipërisë dhe ti je i ftuar. Unë jam i zoti i shtëpisë, ti ke të drejtë të vish të takosh qytetarët, por kjo është Republika e Shqipërisë.

Rama përdori dhe një batutë tjetër, duke i thënë ke ardhur 5 herë këtu, ndoshta duhet të bëjmë një monument, po e ekzagjeron paksa.

Pastaj i tha që nëse do fitoni zgjedhjet do vini prapë dhe unë do jem prapë Kryeministër, që sipas tij po e bën edhe për arsye elektorale. Nuk është vizitë normale kur Greqia nuk heq dorë nga politika territoriale.

Nuk ka hequr dorë nga ideja e Vorio-Epirit. Nuk është e zhveshur nga emocionet nacionaliste. Se nëse do ishte lider europian dhe do bënte vizitë rutinë, do ishte kundër flamujve.

Sa herë ka zgjedhje lokale në Himarë dhe Sarandë, do kemi dhe vizita të tjera të politikanëve të tjerë.

Problemi i marrëdhënieve shqiptar-greke kanë ekzistuar. Ndërsa ne shqiptarët kemi bërë sikur nuk ekziston, e kemi tërhequr zvarrë.

Është ende e pambyllur çështja e detit, ka dhe disa ngjarje që tregojnë se Greqia ka një farë frike sikur po i del nga kontrolli territori shqiptar.

Kjo ka të bëjë edhe me marrëdhëniet e mira që ka Kryeministri shqiptar, me Presidentit Erdogan. Kjo pasohet edhe me vizitën e parë të ministrit të Jashtëm grek në Kosovë.

Nuk janë të rastësishme, ngjarjet në Veri të Kosovës, lufta në Ukrainë dhe disa nisma të partive politike shqiptare.

Nuk janë alarm për luftë se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, por kjo nuk na pengon që ne të kemi një politikë të jashtme dinjitoze dhe reciproke.

Ai ngriti si shqetësim se pjesa e Rithemelimit në Partinë Demokratike, a hequr dorë nga një pjesë e Republikës së Shqipërisë, duke ia lënë Vangjel Dules kandidatët për zgjedhje.

PD që nuk kërkon ta qeverisë më, edhe pse pushteti lokal është me rëndësi të madhe. Pushteti lokal është ekskluzivisht i minoriteteve, atje ku ka minoritete.

Nuk më pëlqen tërheqja e PD nga kontrolli i territorit të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy