Përfundon pelegrinazhi 13 javor në kishën e Shna Ndout/ Simoni: Mijëra besimtarë kaluan natën në këtë vend të shenjtë

Përfundon pelegrinazhi 13 javor në kishën e Shna Ndout/ Simoni: Mijëra besimtarë kaluan natën në këtë vend të shenjtë

Sot është dita e Shna Ndout e cila përmbyll pelegrinazhin e 13 të martave. Siç raporton për MCN live, korrespodenti i Lezhës, me mijëra besimtarë, nga e gjithë Shqipëria, por edhe jashtë saj nisën rrugën e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit ditën e djeshme për të kaluar natën në këtë vend të shenjtë. Sipas Simonit, pelegrinazhi solli bllokim të trafikut për rrugët që të çojnë në qytetin e Lezhës, kryesisht në aksin rrugor Milot-Thumanë. Kësisoj trafiku është rënduar dhe as 20% të makinave me besimtarët nuk kanë arritur të ngjiten me makinat e tyre deri në kishën e Shna Ndout. Simoni thotë se besohet se deri në 1 milionë mund të shkojë numri i besimtarëve që vijnë për të vizituar këtë vend të shenjtë, që nga 27 marsi dhe kulmohet me datët 12-13 mars, në përmbyllje të pelegrinazhit. Pelegrinazhi i 13 të martave bashkon Shqiptarë të cilët i përkasin feve të ndryshme, myslimanë, katolikë, ortodoks, të cilët pavarësisht besimit të tyre zgjedhin të vizitojnë vendin e shenjtë. Thuhet se Kisha e Laçit daton që prej vitit 1300 kur u ndërtua për herë të pare nga vëllezërit françeskanë, duke u shkatërruar më pas në 1971 nga regjimi komunist i cili ndaloi besimin tek feja, për t’u ringritur përsëri në 1990, me besimin akoma më të fortë të qytetarëve katolikë. Kisha e Shna Ndout ndodhet e veçuar në majë te malit, ku pelegrinëve u duhet të përshkojnë kilometra të tëra dhe të ngjisin qindra shkallë për të arritur në majë. Arsyeja që pelegrinazhi fokusohet në 13 të marta lidhet pikërisht me vdekjen e shenjtorit, në nder të të cilit është ngritur dhe Kisha e Shna Ndout.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy