Avokati Alban Duraj thotë se çështja e AKSHI-t, nxori në pah zullumin e 35 viteve demokraci.
Duke folur për “MCN Live”, ai u cilësoi si një film triller, ku u pa se si sipërmarrësit kërcënonin ish-ministrin.
Sipas tij, kjo çështje tregoi se administrata është e kalbur dhe ka kapur fundin.
Duraj kërkoi që Prokuroria e Posaçme të kërkojë pezullimin nga detyra të drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Çështja e AKSHI-t nxori në pah gjithë zullumin e 35 viteve, pamë një film në pak çaste. Aty shkonte drejtoresha në një zyrë private dhe merrte urdhra nga dikush që nuk e dimë se çfarë roli ka patur. Ajo varet direkt nga Kryeministri. Edhe në godinë është pranë Kryeministrit.
Ky është një film triller, pasi aty pamë se si dhe nga komunikimet me njeri tjetrin këta sipërmarrës i bënin presion ish-ministrit Gjiknuri. Apo që ka goditur me shpullë ministrin e Drejtësisë apo kryetarin e Komisionit të Ligjeve. U tregua se kjo administratë është e kalbur, por si kjo administratë nuk ka, ka kapur fundin, merren njerëz pa personalitet, që nuk kanë parime.
Aty luhet me shifra marramendëse dhe jetët e njerëzve. Kam qenë i tmerruar dhe i befasuar, aq më tepër që kjo çështje mbrohet dhe nga Kryeministri. SPAK duhet ta hetojë. Këtu kemi të bëjmë me vlera marramendëse që ne nuk i shikojmë. Ai thotë do bëj një sistem me softuare, dhe jep një disketë dhe e bën shifrën nga 2 milionë euro në 4 milionë euro.
Këto janë shifra shumë të çmendura, marramendëse. Këta për shkelje të barazisë në tendera, maksimumi 5 vite burg rrezikojnë. Këtu kemi të bëjmë me një drejtoreshë që nuk jep dorëheqjen. SPAK duhet të kërkojë pezullim nga detyra, siç bëri me zonjën Balluku. Ajo e ka deleguar funksionin e vetë dhe rri në shtëpi, komandon punën me telefona.



