Izraeli legalizon marijuanën

Izraeli legalizon marijuanën

Politika e ndarë e Izraelit ka rënë dakord për një çështje: legalizimin e marijuanës.

Qeveria izraelite ka legalizuar marijuanën mjekësore si dhe ka lehtësuar dënimet për përdoruesit.

Sipas politikave të reja që shteti izraelti ka hartuar, ata që shkelin ligjin për herë të parë, pra kapen duke konsumuar kanabis në publik, do të dënohen me 250 dollarë gjobë, por nuk do të përballen me pasoja ligjore.

Të ardhurat e mbledhura nga gjobat do të përdoren për rehabilimin e të varurve nga droga dhe ndërgjegjësimin e tyre.

Nëse konsumatorët kapen për herë të dytë duke pirë kanabis, ata dënohen me 500 dollarë, ndërsa një rast i tretë do t’i fusë ata në kategorinë e pesonave që kanë nevojë për rehabilitim si dhe do t’u heqë patentat.

Nëse kapen për herë të katërt, atëherë do të përballen me burgun.

Izraeli po i përshtatet ndryshimit të qëndrimit ndaj marijuanës, që po ndodh në shumë vende të botës, thonë zyrtarët izraelitë.

Të paktën 20 vende të botës po provojnë ndryshimin e ligjeve lidhur me marijuanën, ndërsa 8 shtete të SHBA-së lejojnë shitjen e variantit mjekësor të saj.

Mes vendeve që e kanë legalizuar marijuanën në përpjekje për të luftuar problemet sociale që lidhen me përdorimin e saj janë Holanda, Meksisa, Republika Çeke, Kosta Rika dhe Portugalia.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy