Islami/ Peshkopia: Bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk do sjellë efekte negative të importuara

Islami/ Peshkopia: Bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk do sjellë efekte negative të importuara

Profesori dhe studiuesi Ridvan Peshkopia tha në emisionin “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano se nuk parashikon një rol të islamit politik në Kosovë. Sipas tij ideja me të cilën kanë qenë të lidhur shqiptarët e Kosovës ka qenë kombi, dhe bashkimi kombëtar është një mundësi e mirë për ta rikthyer këtë ide. 

Marrëdhënia e shqiptarit me fenë dhe Islamin s’është një marrëdhënie lineare që është në formën e një shumatoreje zero midis kombit dhe fesë. S’është bash ashtu që sa më shumë të jesh islamik, aq më pak je bash shqiptar, apo sa më shumë të jesh islamik aq më shumë ajo do të marrë nga pjesa tjetër e identitetit. Feja nuk luan rol politikisht. Shqiptarët s’i bëjnë zgjedhjet në kishë apo xhami, përndryshe do kishim parti islamike. Janë krijuar dhe kanë dështuar. Unë nuk shikoj aktualisht dhe s’parashikoj dot në të ardhmen një rol të islamit politik në Kosovë. Nuk ekziston. 

Ideja me të cilën kanë qenë të lidhur shqiptarët e Kosovës ka qenë kombi, pasi kjo u realizua krijohet një vend te një individ, apo masat, krijohet hapësirë për t’u lidhur me një ide, e ka zënë feja këtë. Unë mendoj se bashkimi kombëtar do jetë një mundësi më shumë për të rikthyer idenë. Do jetë një antidot shumë i mirë për shqetësimin që ti thua. Nëse ne përsëri e idealizojmë këtë idenë e një kombi shqiptar të bashkuar, mund të rikthesh në psikologjinë popullore idenë rreth së cilës njerëzit kanë nevojë të lidhen”.

Peshkopia theksoi që “nuk shikoj që bashkimi Shqipëri-Kosovë do t’i ketë këto efekte negative, aq më tepër të jenë të importuara nga Kosova për çështjen e fetarshmërisë”. “Ti e mbivlerëson lidhjen e shqiptarëve të Kosovës me fenë në përgjithësi dhe islamin në veçanti, nuk është aq agresive sa thua ti”, u shpreh Peshkopia, duke iu drejtuar gazetarit Nano. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy