
Pranë urgjencës në Tiranë prej më shumë se 3 muaj nuk po kryhet shërbimi i skanerit duke bërë që shumë pacientë të mbeten pa shërbim që prej vendimit kur u kthye në spital COVID.
Në një komunikim të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve në MCN TV gazetari Erjon Skëndaj deklaroi se lidhur me këtë problem Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë informacion, ndërsa shpjegon se kjo situatë sjell një mbingarkesë tek urgjenca e sëmundjeve të brendshme ku regjistrohen deri në 300 pacientë në ditë.
Ai bën të ditur se sipas mjekëve të shprehur pas kamerave gjithçka bëhet për të ulur kostot spitalore.
Në urgjencën qendrore ka të instaluar 3 aparatura skaner 2 prej të cilët nuk funksionojnë dhe nuk janë riparuar prej 3 muajsh. Asnjë informacion nuk ka nga ministria e shëndetësisë. Vlen të përmendet se në skanerin e vetëm që funksionon përplasen të gjitha patologjitë. Kjo urgjencë e sëmundjeve të brendshme, përballon deri 300 urgjenca në ditë.
Sipas kontratave skanerët duhet të ishin riparuar por kjo s’ka ndodhur dhe prej muajsh ata tani nuk funksionojnë. Mjekët thonë se pacientëve u bëhet sorollatje dhe nuk dimë pse ministria e Shëndetësisë e mban të mbyllur këtë urgjencë, kur pacientë me covid janë të ulët në numër.
Zëra nga brenda spitalit nga mjekët thonë se gjithçka bëhet për të ulur kostot spitalore dhe atje ku ata transferohen marrin shërbimin me të njëjtin buxhet, kjo ul barrën e mjekëve atje dhe rrit mundësinë për gabime në drejtim të mjekëve. Nga ana tjetër mbyllja e urgjencës automatikisht i çon pacientët te privati duke mos gjetur shërbimin që kërkojnë.



