Protestë kundër VKM-së që u heq pagën mujore/ Celibashi: Studentët kanë bojkotuar mësimin, sallat janë bosh (VIDEO)

Protestë kundër VKM-së që u heq pagën mujore/ Celibashi: Studentët kanë bojkotuar mësimin, sallat janë bosh (VIDEO)

Studentët e Fakultetit Filologjik kanë protestuar sot kundër VKM-së së ndryshuar të qeverisë që u heq të drejtën e pagës mujore, 400 mijë lekë të vjetra, për zgjedhjen e degëve prioritare. Gazetarja e MCN TV Anxhela Celibashi në një raportim për MCN Live thotë se sallat ku duhet të zhvillonin leksione dhe seminare studentët e degëve prioritare kanë qenë sot të boshatisura. Studentët thonë se do të largohen nga degët prioritare në rast se nuk do përfitojnë 400 mijë lekshin, sikurse kishte premtuar ish-ministrja Kushi. 

Ishte nisma e qeverisë për të nxitur maturantët për të zgjedhur një nga 39 degët prioritare në të gjitha universitetet e vendit, në mënyrë që këto degë të mos mbylleshin edhe të kishte punonjës për një sërë kategorish që janë aktualisht në mungesë të punëtorëv. Por ajo që ka nxitur studentët e Fakultetit të Filologjik të dalin në protestë ditën e sotme, është fakti që ndihen të zhgënjyer nga MAS dhe qeveria. Ata deklarojnë se ministrja e Arsimit Evis Kushi atëkohë, një vit më parë ka deklaruar se studentët që do zgjedhin një nga degët prioritare do kenë një pagesë 400 mijë lekë në muaj. Duket se funksionoi si nismë, pasi një numër i konsiderueshëm maturantësh zgjodhën një nga këto 39 degë prioritare.  
 

Ajo që i nxori sot në protestë studentët është që VKM-ja pësoi ndryshime. Fillimisht u theksua se s’do jetë kriter mesatarja, por në VKM-në e ndryshuar përcaktohet se do marrin bursën, 400 mijë lekshin, vetëm studentët që do ruajnë mesataren 9,5 nga viti i parë e deri në përfundim. Një tjetër pikë që studentët e kanë kundërshtuar është fakti që diplomat e tyre do të mbahen 3 vite dhe ata do të duhen të punojnë në Shqipëri, në të kundërt s’kanë mundësi të tërheqin diplomën. 

Studentët që për arsye të ndryshme çrregjistrohen nga këto degë duhet t’i kthejnë qeverisë të gjitha lekët e marra gjatë studimit. Studentët kanë deklaruar se nëse 400 mijë lekshi nuk mundësohet do crregjistrohen nga këto degë. Protesta ka nisur në orën 08:00 dhe ka zgjatur një orë e 30 minuta. Sallat ku zhvillohet leksion i këtyre degëve kanë qenë bosh, me mbishkrimin bojkot. Aktualisht që flasim studentët janë shpërndarë. Por studentët që sot duhet të zhvillonin një nga leksionet apo orët e seminarit kanë bojkotuar. Në fakultetin ku unë ndodhem aktualisht janë 4 degë prioritare. Bojkoti bëhet vetëm nga studentët që kanë zgjedhur degët prioritare, për pjesën tjetër mësimi vazhdon normalisht”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy