Dëshmitarja: Jam kërcënuar në emër të Genta Bungos, shumë gjëra për Imeraj më shumë se të qëllimshme

Dëshmitarja: Jam kërcënuar në emër të Genta Bungos, shumë gjëra për Imeraj më shumë se të qëllimshme

Një dëshmitare në kushtet e anonimitetet në një lidhje telefonike në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se është kërcënuar me jetë lidhur me disa mesazhe që ajo ka këmbyer me ish-relatoren e çështjes Imeraj, Genta Bungo.

Ajo shprehet se nuk e njeh personalisht Elizabeta Imeraj, por shumë gjëra kanë qenë më shumë se të qëllimshme në dosjen e saj.

Kam një vit që jam larguar nga puna me dëshirën time. Ka ndodhur një situatë kur jam kërcënuar me jetë në tetor të 2021 dhe nuk është rasti i vetëm, unë dhe familja ime. Herën e parë se kuptuam arsyen i jam drejtuar organeve kompetente, por hetimi u mbyll pas asnjë gjetje, ndërsa herën e dytë kërcënimi ishte verbal nga person fizik, por kërcënimi ishte në emër të ish-titullares që kam punuar Genta Bungo. Lidhur me disa sms që kam shkëmbyer me të. I jam drejtuar policisë që të ndiqte situatën. Më është thënë në lidhje me disa sms që kisha këmbyer me Bungon ai më kërcënoi që unë të mos flas. Mesazhet që kam këmbyer me të i kam shprehur disa gjëra që kanë lidhje me Imeraj dhe të tjerë. Nëse do isha person dashakeq rreth procesit do kisha  nxjerr gjëra të tjera me atë që kam kuptuar unë në punën time.

Unë i jam drejtuar me atë çfarë kishte ndodhur me çështjen e Imeraj sepse ata e dinin të gjithë për urrejtjen që Genta kishte karshi Imeraj dhe veriorëve në përgjithësi sepse s’më pëlqen ta them fjalën malok. Kanë qenë disa raste që unë në deklarimin tim i kam shprehur në dëshmitë e mia për të cilat mbaj përgjegjësi të plotë pasi janë dhe të vërtetueshme. Me Imeraj nuk kam njohje personale. Kam kuptuar shumë gjëra pavarësisht se ngarkesa në punë ka qenë e tillë  që në kohë reale nuk e kuptoje çfarë po ndodhte, por tani arrij të kuptoj që shumë gjëra kanë qenë më shumë se të qëllimshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy