Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lëvizin ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Jeruzalem në maj, duke përkuar me 70-vjetorin e Pavarësisë së Izraelit, tha një zyrtar i SHBA për "Haaretz" të premten.
Presidenti i SHBA Donald Trump foli për vendimin gjatë paraqitjes së tij para Konferencës vjetore të Veprimit Konservator Politik (CPAC) në Uashington. "Ishte gjëja e duhur për të bërë," tha Trump.
"Unë u godita nga më shumë vende dhe pata shumë presion dhe shumë njerëz më thonin mos e bëj atë, mos e bëj, dhe unë thashë, duhet ta bëjmë, është gjëja e duhur për të bërë", deklaroi Trump.
Ambasada fillimisht do të vendoset në një objekt në lagjen Arnona të Jeruzalemit që merret me çështjet konsullore, siç janë pasaportat dhe vizat. Fillimisht në ambasad do të akomodohet vetëm ambasadori SHBA në Izrael David Friedman dhe një ekip i vogël i stafi.
Ministri i Transportit Yisrael Katz përgëzoi Trumpin për vendimin, duke shkruar në Twitter: "Nuk ka asnjë dhuratë më të madhe se kjo! Masa më e drejtë dhe e saktë. Faleminderit mik!".
Sekretari i përgjithshëm i PLO Saeb Erekat lëshoi një deklaratë të premten pas lajmit mbi lëvizjen e ambasadës në Jerusalem në maj, dhe i ka bërë thirrje administratën amerikane për vendosmërinë e saj për "shkelje të së drejtës ndërkombëtare, shkatërrimin e zgjidhjes së dy shteteve dhe provokimin e ndjenjave të Popullit palestinez, si dhe të gjithë arabëve, myslimanëve dhe të krishterëve në të gjithë globin".
Izraeli feston ditën e pavarësisë sipas datës hebraike, pasi kryeministri David Ben-Gurion themeloi shtetin e Izraelit më 14 maj 1948. Këtë vit, festimet e Ditës së Pavarësisë do të fillojnë në mbrëmjen e 18 prillit dhe do të përfundojnë më 19 prill.
Më parë, The Associatet Pres, raportoi se administrata Trump po konsideron një ofertë nga republikani mega-donator Sheldon Adelson për të paguar të paktën një pjesë të ambasadës së re. Avokatët në Departamentin e Shtetit po shqyrtojnë ligjshmërinë e pranimit të donacioneve private për të mbuluar disa ose të gjitha kostot e ambasadës, thanë zyrtarët e administratës.
Që nga njoftimi i Trump se SHBA e njohin Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, administrata e tij ka shqyrtuar mundësitë për ndjekjen e shpejtë të zhvendosjes së ambasadës së Izraelit.
Muajin e kaluar, nënpresidenti amerikan Mike Pence njoftoi gjatë një vizite në Izrael se ambasada do të lëvizte deri në fund të vitit 2019 - ndoshta më herët. Ambasadori Friedman, i cili loboi për vendimin e Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, ka avokuar të lëvizë ambasadën sa më parë që të jetë e mundur.



