I riu në Lezhë u rrah nga dy persona, bashkë me tre shokët përplasin me makinë të dyshuarin

I riu në Lezhë u rrah nga dy persona, bashkë me tre shokët përplasin me makinë të dyshuarin

Policia e Lezhës thotë se ka zbardhur dinamika e konfliktit të ndodhur mesditën e djeshme, duke vënë në pranga dy persona dhe shpallur në kërkim katër të tjerë.

Ndërsa fillimisht u raportua për një përplasje fizike mes dy shtetasve, pas hetimeve të thelluara, këqyrjes së pamjeve filmike dhe grumbullimit të provave, veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes dhe identifikimi i të gjithë personave të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, të dy banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë Fatjon Gjini, 34 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;

Ervin Nika, 37 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim", “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Si dhe u shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja qetësisë publike”, shtetasit: Redian Margjonaj, 20 vjeç, banues në Tale, Kevin Ndoka, 20 vjeç, Alesio Dodaj, 15 vjeç dhe Alan Mashi, 17 vjeç.

Në orën 12:02 të mesditës së të premtes, në qytetin e Lezhës, Fatjon Gjini, dhe Ervin Nika, kanë goditur me mjete të forta shtetasin Redian Margjonaj, ku më pas shtetasi Redian Margjonaj, bashkë me tre shokët e tij, të katër të shpallur në kërkim, kanë goditur me automjet shtetasin Fatjon Gjinin, dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Policia e Lezhës vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy