Gjoka: Një apartament i mbyllur është para e vdekur, tendencë blerja e shtëpive të dyta

Gjoka: Një apartament i mbyllur është para e vdekur, tendencë blerja e shtëpive të dyta

Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjin Gjoka, vlerën prej 300 milionë euro investimesh nga shtetasit e huaj, përfshirë dhe nga Kosova, e shikon si shifër të kënaqshme, duke qenë se është kaluar tërmeti, pandemia dhe situata e tensionuar në Ballkan, nuk e bën produktive situatën për të investuar.

Nga studio e MCN Economy Gjoka, deklaroi se edhe ata që kanë fonde pyesin veten se cili vend është më i sigurtë për të investuar.

Ndër të tjera deklaroi se çdo metropol si në Europë, si në SHBA apo metropolet kryesore të gjitha janë të shtrenjta, pasi qendra është shtrenjtë kudo.

Në çdo vend ku ka metropol, ku ka lëvizje, ka dhe çmime. Ku ka rritje çmimesh do të thotë që ka biznes, në të gjithë tregun e Shqipërisë është një tendencë shumë e madhe për të marrë shtëpitë e dyta.

Kemi shumë kërkesa për shtëpi të dyta dhe të treta për investim. Po bindim çdo emigrant që njohim me anë të rrjeteve sociale, intervista të ndryshme, po bëjmë thirrje që të investojnë në Shqipëri.

Është diçka shumë e mirë rritja e çmimit, nëse dikush do të blejë shtëpi 100 mijë euro sot, kur paguhet 700 euro në shtet, është shumë vështirë ta blejë.

Por gjithë këto apartamente që kanë qenë të mbyllura, sot pjesa më e madhe janë efiçente, me qira, dhe po krijohen fonde për të blerë të dyta.

U bëj thirrje të gjithëve që një apartament i mbyllur është para e vdekur. Kemi thënë gjithmonë ju lutem rishikoni taksat. Janë mbi 15 mijë m2 vila në Tiranë, Durrës, shtëpi vetëm për pëllumba.

Mund të jetë shtëpi 350 m2 dhe jeton vetëm. Nëse je në ajrin e një shteti, duhet të rriten taksat për pronat e dyta, problem është administrimi i pallateve.  

Mbyllja nuk është se ka një etiketim shumë të madh. Nëse vjen për një Airbnb, ka shumë që marrin 4-5 apartamente, krijon rrjet social dhe krijon Airbnb.

Blejnë se tashmë Shqipëria është vend me porta të hapura drejt BE. Kemi të bëjmë me një shtet ligjor ekzakt. 2022-ta ka qenë shumë i suksesshëm në fushën e real estate.

Ai shtoi se taksa prej 15% mbi pasurinë e paluajtshme, është shumë e rëndë për ekonominë shqiptare dhe se mund të ketë frenim të shitjes.

Gjoka tha se kjo shumë duhet të jetë 5.5%, pasi një njeri që do të shesë një pronë 1+1, për të marrë zgjerim, e ka shumë të vështirë që ta blejë, për shkak të kësaj takse.

Si problem tjetër, ngriti metrat e përbashkëta, duke kërkuar llogaritje të saktë të kësaj hapësire.

Për Gjokën, problem është dhe prenotimi në gropë, por se duke mos qenë zona e azhornuar ka probleme se kur bëhet përpjesëtimi i kontratës së zhvillimit, dhe se duhet kontroll dhe rreptësi edhe nga Hipoteka, ku ndonëse nuk merret tapi, merret një lloj kartele.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy