Meta VIDEO-Falenderim: Nis turin për të shtrënguar duart me çdo person që më mbështeti

Meta VIDEO-Falenderim: Nis turin për të shtrënguar duart me çdo person që më mbështeti

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, president i zgjedhur i vendit, dhe tashmë një anëtar në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim deri më 23 korrik, ndihet falënderues ndaj çdo anëtari e simpatizanti të kësaj force politike që ai drejtoi dhe që tashmë ja ka lënë ‘timonin’ Petrit Vasilit.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Meta falënderon delegatët e konventës kombëtarë të LSI-së prej nga u zgjodh Vasili kryetar dhe Monika Kryemadhi zv.kryetare. E po ashtu, vlerësim e mirënjohje, Meta shpreh për çdo anëtar, simpatizantë dhe mbështetës të LSI-së .

“Edhe unë si një anëtar i thjeshtë i lsi, deri më 23 korrik do të ndërmarr një tur falënderimi dhe mirënjohje për të shtrënguar dorën me cdo simpatizantë të LSI anembanë vendit, sepse mirënjohja dhe fjala e mbajtur kanë qenë dhe do të jenë dy shtyllat e forta morale të kësaj force politike të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj”, shprehet Meta.

Me kryetarin e ri, Meta beson se LSI do të arrijë rezultatet e ëndërruara prej kohësh.

Ilir Meta u zgjodh presidenti i ri i Republikës, duke hequr dorë kështu nga drejtimi i LSI-së. Ai merr mandatin e kreut të shtetit më 24 korrik, kur përfundon mandati 5-vjecar i Bujar Nishanit. Por deri më 23 korrik, Meta do të jetë anëtar i LSI-së, për të hequr më tej plotësisht dorë nga kjo forcë politike drejt angazhimit për të qenë në krye të shtetit.

 

Mesazhi i plote i falenderimit

“Dua sot të falënderoj përzemërsisht të gjithë delegatët e Konventës Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim për mirënjohjen dhe respektin që ata treguan ndaj kontributit tim, që nga themelimi i kësja force politike e deri në këtë Konventë kur u shkëputa nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por në mënyrë të veçantë dua t’i falënderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe unanime që i dhanë zgjedhjes së Kryetarit të ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasilit, me të cilin jam i bindur që LSI-ja do të arrijë ato rezultate që ne kemi ëndërruar prej kohësh së bashku.

Një falënderim i jashtëzakonshëm u shkon atyre mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së që për orë të tëra pritën përpara Pallatit ët Sportit për të shprehur mbështetjen solidaritetin dhe përkrahjen e tyre për LSI-në dhe për të gjitha vendimet që ajo do të marrë në të ardhmen.

Ndaj sot dua njëkohësisht që t’u bëj të ditur që tashmë edhe unë si një anëtar i thjeshtë i LSI-së deri në datën 23 korrik do të ndërmarr një tur falënderimi dhe mirënjohjeje për të shtrënguar dorën me çdo anëtar dhe simpatizant të LSI-së anembanë vendit. Sepse mirënjohja dhe fjala e mbajtur kanë qenë dhe besoj do të jenë dy shtyllat më të forta morale të kësaj force politike, të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy