Instagram lejon publikimin e videove të gjata, do të konkurrojë me YouTube

Instagram lejon publikimin e videove të gjata, do të konkurrojë me YouTube

Rrjeti social Instagram tha të mërkurën se është duke shtuar një opsion të ri për publikimin e videove, i cili lejon përdoruesit të postojnë klipe të gjata.

Aplikacioni lejon përdoruesit për herë të parë të krijojnë përmbajtje që arrijnë 60 minuta.

Shefi ekzekutiv i Instagram, Kevin Systrom, tha në një prezantim në San Francisko se seksioni do të quhet IGTV dhe të shfaqë video nga përdoruesit në rritje të internetit dhe artistë të ndryshëm.

"Do të fillojë si pjesë e aplikacionit të Instagram dhe gjithashtu do të jetë në dispozicion si një aplikacion i veçantë", tha Systrom.

Nuk është e qartë nëse videot më të gjata do përfshijnë reklamat ose nëse përdoruesit do të paguajnë për përmbajtjen e tyre ashtu siç funksionon në platformën e YouTube.

Instagram do të shfaqë një video ku tregon se si do të funksionojë opsioni i ri.

Eksperti i teknologjisë, Alex Brinnand, zbuloi se ky veprim do ta bëjë Instagramin një lojtar më dominues në industrinë e mediave sociale.

Instagram kohët e fundit tejkaloi 1 miliard përdorues aktivë mujorë.

Facebook bleu në 2012 për 1 miliard dollarë, Instagram, dhe nga ajo kohë është rritur si një aplikacion i bërë fillimisht për ndarjen e fotove në një shërbim që njerëzit përdorin gjithashtu për të dërguar mesazhe dhe për të postuar video të shkurtra. 

Miratimi i karakteristikave të aplikacioneve të tjera celulare ka ndihmuar në rritjen e Instagram-it. Në 2016, ajo shtoi aftësinë për të postuar Instastory që zhduken në 24 orë, një kopje e rrjetit të popullarizuar Snapchat dhe funksionoi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy