
Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës tha në studion e lajmeve të MCN Tv se Tabaku dhe Alimehmeti janë emra të nderuar, por jo të vetmit që mund të propozojë PD-ja si kandidaturë për zgjedhjet për kryebashkiakun.
Tabaku dhe Alimehmeti janë emra të nderuar, miq dhe kolegë për të cilët gëzojnë respekt maksimal por nuk janë të vetmit emra që ka PD-ja. Jo çdo kush ishte në garë në zgjedhjet e 2025. PD nuk është parti e vogël, është parti qeverisëse. Sot është në opozitë, por në momentin që fiton zgjedhjet është parti e parë qeverisëse dhe ka me mijëra njerëz të cilët janë të kualifikuar sipas fushave të ndryshme, anë e mbanë Shqipërisë. Janë me qindra emra që janë dinjitozë, që janë ekspertë në fusha përkatëse, me karrierë të pasur politike, me kontribute dhe që kanë dhënë dhe prova.



