Temperatura që rriten, ajër i ndotur dhe toksina. Këto janë disa nga ndikimet që sjellin në mjedis mbetjet e prodhuara nga konsumi i përditshëm i secilit prej nesh.
Kjo ndotje e shtuar së shumti vitet e fundit shkatërron edhe të korrat dhe bimët, ndërkohë që ndikon drejtpërdrejt edhe në shëndetin tonë.
Kudo në botë flitet për katastrofë mjedisore, megjithatë, jo gjithkush i bën pyetje vetes se si mund të ulë nivelin e ndotjes dhe si mundet që ne vete të kontribuojmë në një mjedis më miqësor dhe të qëndrueshëm.
Veshjet që përdorim, blerjet e shumta dhe nxjerrja shumë shpejt nga përdorimi e këtyre veshjeve janë një nga ato gjëra që ndikojnë së shumti në ndotje.
“Revolucioni i modës” është tepër i rëndësishëm për këtë arsye dhe diçka e tillë duhet të shihet shumë seriozisht.



