Rama shkarkon Ahmetaj, Ballukun dhe Mazin/ Emëron zv.kryeministre dhe kryenegociator të ri (VIDEO)

Rama shkarkon Ahmetaj, Ballukun dhe Mazin/ Emëron zv.kryeministre dhe kryenegociator të ri (VIDEO)

Presidenti i ri i vendit Bajram Begaj pritet ta nisë ditën e tij të parë të punës me tre dekrete shkarkimi dhe një emërimi, në tryezën e tij të punës, me propozim nga kreu i qeverisë për ndryshime në qeveri.

Këtë lajm e ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama i cili njofton shkarkimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ministres Belinda Balluku dhe emërimin e saj si zv.kryeministre.

Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.

Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare.

Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre. Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit.

Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore dhe Ministre Shteti pranë kryeministrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy