Barrikadat në veri, pritet takimi i Kurtit me kreun e KFOR   

Barrikadat në veri, pritet takimi i Kurtit me kreun e KFOR   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se do të takohet me komandantin e KFOR-it në lidhje me mënyrën si do të procedohet me barrikadat në veri të Kosovës. Kurti tha në një konferencë shtypi se qeveria po pret që KFOR-i të veprojë, por “kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht”, sepse këto nuk janë barrikada civile, por "barrikada të njerëzve me uniformë dhe të armatosur".

Serbët në veri të Kosovës ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.

Barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Bërnjak dhe Jarinjë.

“KFOR-i ka kërkuar pak kohë. Por, sot, (24 dhjetor) janë bërë dy javë që nga vendosja e 11 barrikada në veri të lumit Ibër, që po pengojnë lirinë e lëvizjes", tha Kurti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy