Viktima e zjarrit të para pak ditëve në Burgun e Shënkollit, 25 - vjeçari Flamur Sulaj, vuante nga ankthi dhe kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor. Për pasojë këto ishin dhe arsyet pse i riu nuk u dogj aksidentalisht në qelinë e tij por, sipas konkluzioneve paraprake të Prokurorisë Lezhë, u vetëvra duke përdorur një bombël gazi.
Sipas deklaratave të dhëna për autoritetet nga ana e të burgosurve të tjerë që vuajnë dënimin në Shënkoll ka qenë vetë Sulaj që i ka vënë vetë zjarrin dhomës së tij, duke përdorur një bombël gazi. Por kya akt ekstrem i të riut edhe gjëndja e tij psiqike dhe emocionale e shqetësuar kanë shkaktarë të jashtëm. Gjithmonë sipas deponimeve të dënuarve të tjerë, Sulaj ishte kthyer prej kohësh në shënjestër të keqtrajtimeve, shantazheve dhe kërcënimeve me jetë nga individë të caktuar që vuajnë dënimin po në të njëjtin institucion. Por sipas Prokurisë Lezhë, Sulaj nuk është përballur vetëm me të dënuar të tjerë por dyshohimet bien edhe mbi disa gardianë.
Ndërkohë që hetimet po ndjekin perkursin që çojnë dretjt një vetëvrasjeje me shkaktar abuzimin e vazhdueshëm ndaj të riut, akuza njofton se ka identifikuar disa të dënuar të këtij burgu dhe ka nisur ndaj tyre procedim penal për veprën penale“shkaktim të vetëvrasjes”. Ashtu siç është bërë me dije më parë, Prokuroria do të ulë në bankën e të akuzuarve disa gardianë të sektorit të sigurisë së zakonshme të burgut të Shën-Kollit për veprën penale “shpërdorim të detyrës”.



