Lufta në Ukrainë, Kremlini përjashton ndërmjetësimin kinez

Lufta në Ukrainë, Kremlini përjashton ndërmjetësimin kinez

Kremlini ka përjashtuar mundësinë e ndërmjetësimit kinez për të ndalur luftimet në Ukrainë, duke argumentuar se Moska nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë "operacionin special". 

“Sigurisht, Kina ka potencial të madh dhe efektiv kur bëhet fjalë për shërbimet e saj të ndërmjetësimit. Por situata me Ukrainën është komplekse, nuk ka asnjë perspektivë për një zgjidhje politike", u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov. 

Për momentin nuk kemi zgjidhje tjetër përveç vazhdimit të operacionit special ushtarak.

Ndërkohë Vladimir Putin ka deklaruar se tani qëllimi i trupave të Moskës është të "shtyjnë" ushtarët ukrainas në një distancë të tillë që ata të mos shkaktojnë asnjë dëm dhe të sigurojnë që të mos ketë më bombardime në rajonin e Donbass në juglindje.

Ky lajm u raportua nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass duke iu referuar një takimi mes Putinit dhe liderit të separatistëve pro-rusë në Donetsk, Denis Pushilin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy