Leardo Bitraj nga DJ në këngëtar, rrëfen rrugëtimin e tij në muzikë

Leardo Bitraj nga DJ në këngëtar, rrëfen rrugëtimin e tij në muzikë

Këngëtari, Leardo Bitraj, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, rrëfeu për fillimet e karrierës së tij artistike, që nisën si DJ në moshë shumë të vogël, deri te publikimi i këngës së tij më të re.

Në projektin e fundit ai thotë se është i përfshirë personalisht në realizimin e tij.

Është një bashkëpunim me një familjar timin. Edhe vetë kam punuar shumë për këtë këngë. 

Frymëzimi vjen nga diçka personale, ka elementë nga vetja ime në tekst

Sipas Bitraj, impakti i këngës në publik ka qenë pozitiv.

Reagimet kanë qenë shumë të mira. Disa ma kanë komentuar menjëherë si dedikim, por nuk duhet parë vetëm si i tillë. 

Është një këngë që duhet dëgjuar dhe kuptuar më gjerë. Është diçka që e mbaj shumë afër zemrës.

Leardo tregon se pasioni për muzikën ka nisur herët, fillimisht si DJ, në moshën 12-vjeçare

E kam nisur si DJ. Që i vogël më ‘zinte shpirti’ për muzikën. Babai më bleu një laptop dhe aty nisi gjithçka. Fillova të mësoja vetë, duke kërkuar dhe shkarkuar muzikë.

Dasmën e parë e kam realizuar në Laç, vetëm 12 vjeç.

Shkova përmes një shoku që më rekomandoi. Laptopin nuk kisha çantë për ta mbajtur, e fusja në çantën e shkollës.

 Kur shkova në familjen ku do të luaja muzikë, kryefamiljari u habit dhe më tha: ‘Ku shkon ti, je shumë i vogël për DJ’.” Por performanca ndryshoi çdo paragjykim.

Në fund të dasmës, pasi panë si shkoi gjithçka, kryefamiljari më mori në krahë dhe më dha 50 mijë lekë më shumë nga sa ishte rënë dakord, sepse mbetën shumë të kënaqur.

Sot, nga DJ në skenat e dasmave, Leardo Bitraj po ndërton rrugën e tij si këngëtar, duke e kthyer pasionin e fëmijërisë në profesion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy