Hajdutët 'zhveshin' turisten gjermane tek 'Syri i Kaltër', bie pre edhe shoferi i pakujdesshëm!

Hajdutët 'zhveshin' turisten gjermane tek 'Syri i Kaltër', bie pre edhe shoferi i pakujdesshëm!

Një pushuese gjermane ka rënë pre e hajdutëve në Syrin e Kaltër në Sarandë ku kishte zgjedhur të shijonte këtë bukuri të rrallë të natyrës shqiptare.

Pushuesja 59-vjeçare me inicialet F.M me banim në Gjermani, kishte parkuar automjetin e saj tip Benz tek Syri i kaltër, kur në kthim ka konstatuar se i kishin vjedhur çantën e shpinës me rroba. Po ashtu, ajo kishte në makinë edhe një kamer të markës “Olimpia” dhe 200 euro. Policia e Sarandës thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, një tjetër vjedhje në makinë ndodhi më 29 gusht në mëngjes, në lagjen numër 1 të qytetin të Sarandës, ku një pakujdesi në sigurimin e makinës i ka kushtuar një 28-vjeçari.

I riu me incialet A.R banues në Sarandë, ka bërë kallëzim se ka parkuar mjetin tip “Golf” me xhamin e dritares të hapur dhe kur është kthyer, ka konstatuar se i kanë marrë disa mjete pune me vlerë 50 000lekë. 

Edhe në këtë rast, blutë e Sarandës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. /Gazeta Express

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy