
Vendi ynë këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Duke filluar prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Pas orëve të pasdites reshjet e shiut të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e Alpeve, verilindje - lindje - juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 19 °C
në vendet e ulëta: 7 / 20 °C
në vendet malore: 3 / 12 °C



