Taksa e qarkullimit, Ribaj: Nga karburanti kalon te ajo vjetore, qytetarët do paguajnë tarifë të dyfishuar

Taksa e qarkullimit, Ribaj: Nga karburanti kalon te ajo vjetore, qytetarët do paguajnë tarifë të dyfishuar

Skema e re e taksimit të automjeteve në Shqipëri pritet të sjellë një përmbysje të madhe të kostove për zotëruesit e makinave, duke zhvendosur vjeljen e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës drejtpërdrejt te taksa vjetore e mjetit.

 

Në MCN Live, pedagogu dhe konsulenti për tregjet financiare, Artur Ribaj, ka sqaruar se ky ndryshim strategjik nuk do të sjellë asnjë lehtësim apo zbutje të barrës fiskale, por përkundrazi, do të përkthehet në një tarifë të dyfishuar për të gjithë ata që kanë një makinë në pronësi.

 

Sipas ekspertit financiar, kjo mënyrë e re e vjeljes së taksës krijon një pabarazi të madhe mes kategorive të ndryshme të përdoruesve të rrugës, duke favorizuar ata që udhëtojnë më shumë.

 

Aktualisht kemi një ndryshim rrënjësor pasi nëse më parë këtë taksë e arkëtonim përmes karburantit, tani ajo do të merret drejtpërdrejt nga taksa e makinës, që do të thotë se thjesht ndërrohen duart se ku do të merren paratë. Sipas hartimit të ligjit të ri nuk do të kemi heqje apo zbutje të saj, por një ndryshim të destinacionit të marrjes së kësaj takse, duke kaluar nga karburanti te taksa vjetore e makinës. Ne ndodhemi në situatën ku të gjithë ata që kanë një makinë do të paguajnë një taksë të dyfishuar tani, por jo të gjithë kanë një qasje apo intensitet përdorimi të njëjtë, sepse si ai që e përdor pak rrugën, ashtu edhe ai që e përdor shumë, do të paguajnë saktësisht të njëjtën taksë; në këtë formë, duket sikur ka një zbutje dhe tolerim për ata që e përdorin më shumë makinën, në raport me ata që e përdorin më pak. Flota e makinave në Shqipëri është e përqendruar kryesisht te nafta, dhe makinat e vjetra do të jenë mjaft të penalizuara në drejtim të kësaj takse, e cila do të pësojë një dyfishim e ndoshta edhe mbi dyfishim të vlerës së saj aktuale, gjë që do të rëndojë drejtpërdrejt mbi xhepat e qytetarëve që zotërojnë këto mjete.

 

Për herë të parë, skema e re pritet të përfshijë me taksë edhe mjetet që funksionojnë me energji elektrike, një lëvizje kjo që sipas Ribajt godet pikërisht sektorët që investuan drejt kësaj teknologjie, siç është shërbimi i taksive.

 

Në këtë skemë të re do të kemi edhe makinat elektrike që për herë të parë do të kenë një taksë, çka bie ndesh me atë që duhej të ishte një strategji për të përkrahur ambientin, pasi ndryshe nga Bashkimi Evropian, ne po penalizojmë edhe këto lloj makinash; në të njëjtën kohë, taksitë janë ato që bëjnë më shumë kilometra dhe kanë shkuar drejt makinave elektrike, e pikërisht ato nuk do të kenë asnjë përfitim nga efekti i uljes së karburantit nga kjo taksë, por përkundrazi do të përballen me një taksë të shtuar, ndërsa makinat e vjetra me naftë mbeten më të penalizuarat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy