Bombardimet ruse në Ukrainë, Zelensky: Sulme të ndyra dhe çnjerëzore

Bombardimet ruse në Ukrainë, Zelensky: Sulme të ndyra dhe çnjerëzore

Volodymyr Zelensky ka falënderuar aleatët e Ukrainës për dënimin e sulmeve ruse pas një prej ditëve më vdekjeprurëse për civilët në vendin e tij deri më tani këtë vit.

Presidenti i Ukrainës i përshkroi sulmet si një “taktikë e keqe dhe çnjerëzore të frikësimit” nga Rusia.

Ndërsa një paralajmërim i Donald Trump drejtuar Vladimir Putinit për të ndaluar “goditjen” e Ukrainës, duket se ka rënë në vesh të shurdhër.

Bëhet e ditur se Rusia nisi sulme të rënda ajrore gjatë natës së të shtunës pasi administrata e Shtëpisë së Bardhë pezulloi shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën.

SHBA ka bërë presion mbi qeverinë e Zelenskyt për të bashkëpunuar për bisedimet e paqes me Rusinë.

Ndërkohë, kompania amerikane e hapësirës ajrore Maxar Technologies njoftoi se kishte çaktivizuar aksesin në imazhet e saj satelitore për Kievin.

Pra, aftësia e Ukrainës për të goditur brenda Rusisë dhe për të mbrojtur veten nga bombardimet është zvogëluar shumë pa imazhe të tilla.

Kjo është një taktikë frikësimi e ndyrë dhe çnjerëzore, të cilës rusët shpesh përdorin. Ishte një nga sulmet më brutale, një e kombinuar. Sulmi ishte llogaritur qëllimisht për të shkaktuar dëme maksimale.

Raketat, së bashku me një dron Shahed, shënjestruan pjesën qendrore të qytetit. Nëntë ndërtesa banimi u goditën. Gjithashtu, qendra tregtare dhe dyqanet”, tha Zelenesky.

Siç raporton misioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, ky i fundit ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse të vitit 2025 për civilët ukrainas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy