Skafi godet për vdekje një fëmijë 7 vjeç, në pranga oficeri i policisë së Elbasanit

Skafi godet për vdekje një fëmijë 7 vjeç, në pranga oficeri i policisë së Elbasanit

Një fëmijë ka humbur jetën pasi është goditur nga një skaf në plazhin e Potamit në Himarë.

Policia njofton zyrtarisht se sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi Arjan Tase, duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.  

MCN mëson se Arjan Tase, është shefi i policimit në komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Viktima, një vajzë 7 vjeç 

Viktima mësohet se është fëmijë e një çifti me origjinë nga Tropoja dhe me banim në Britaninë e Madhe. Familja Avdia ishte kthyer për pushime në atdhe, por një ditë e zakonshme plazhi është kthyer në tragjedi për ta.  

Ky është rasti i tretë i incidenteve me mjete lundruese në plazhet e jugut, ku fillimisht në atë të Jalës një skaf përplasi një çift të fejuarish, ndërsa pak ditë më vonë një fëmijë u godit nga një mjet lundrues në plazhin e Jonufrës.

 

Përjashtohet nga policia autori i ngjarjes

Pas ngjarjes, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, njoftoi përjashtimin nga radhët e Policisë së Shtetit të oficerit të Policisë, komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja. Oficeri i Policisë ndodhej me pushime në Himarë dhe duke drejtuar një mjet lundrues skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje.

Po ashtu, është pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, drejtori i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy