
Guvernatori rajonal Serhiy Haidai thotë se tre urat në qytetin e sulmuar të Severodonetskut janë shkatërruar.
Haidai thotë se megjithëse trupat ruse nuk e kanë pushtuar plotësisht qytetin, i cili është në qendër të luftimeve mes trupave ruse dhe ukrainase, të gjitha urat që të çojnë në qendrën rajonale tani janë shkatërruar, duke e bërë të pamundur evakuimin e banorëve dhe transportin e mallrave.
Banorët që mbeten në qytet po mbijetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se trupat ukrainase po luftojnë për çdo metër të qytetit, i cili është ende pika qendrore e luftimeve në rajonin lindor të Donbasit.



