
Këshilli i Emnërimeve në Drejtësi nuk ka ende një datë fikse, se kur mund të ringrihet Gjykata Kushtetuese. Gjatë raportimit në komision, kreu i KED-së, Ardian Dvorani tha se brenda muajit korrik do të përfundojë procesimi i verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve, ndërsa presidenti dhe Kuvendi do të vendosin për emrat e anëtarëve.



