Fier/ Konflikt mes dy nxënësve, plagoset me thikë një prej tyre

Fier/ Konflikt mes dy nxënësve, plagoset me thikë një prej tyre

Një konflikt mes dy nxënësve në një shkollë të mesme në Fier mëngjesin e kësaj të premte ka përfunduar në përdorimin e thikës duke mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, në ambientet e shkollës së mesme Cakran, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).

Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).

Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy