Ish-drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, ka kallëzuar në prokurori ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomi. Kallëzimi ndaj Ekonomit vjen vetëm pak ditë pasi Lazimi u shkarkua nga detyra për pjesëmarrje në fushatë.
Lazimi e ka kallëzuar ministren Ekonomi për shpërdorimit të detyrës, pas shkarkimit të tij nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Postës Shqiptare.
“Shkarkimi im është pa motivacion dhe pa argumentim”, tha Lazimi.
Ndërkohë Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi në një reagim tha se është në zbatim të detyrave që i jep ligji.
“Kam të drejtën që më jep ligji për emërime dhe shkarkimi edhe për shoqëritë anonime. Jam në zbatim të detyrave që më jep ligji”, është shprehur ministrja.



