
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Viktima është shtetasi Edmond Çekiçi, i njohur edhe si anëtar i bandës së Lul Berishës.
Uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë
Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç.
Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.
Pak pas ngjarjes, policia njofton se në Sukth është gjetur duke u djegur një mjet tip “Benz”. Mjeti dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së 40-vjeçarit, ndërsa targat e tij rezultojnë të vjedhura.
“Në lidhje me informacionin e mësipërm në Sukth është gjetur duke u djegur një mjet tip ‘Benz’, me targa të vjedhura, që dyshohet se është përdorur nga autorët”, njoftoi policia.



