OKB: 1.1 milionë të zhvendosur nga ofensiva rebele siriane

OKB: 1.1 milionë të zhvendosur nga ofensiva rebele siriane

Rreth 1.1 milion njerëz janë zhvendosur që kur rebelët sirianë nisën ofensivën që rrëzuan ish-presidentin Bashar al-Assad, ka thënë agjencia humanitare e OKB-së, ndërsa luftimet mes fraksioneve të ndryshme vazhdojnë.

"Që nga 12 dhjetori, 1.1 milion njerëz janë zhvendosur rishtas në të gjithë vendin që nga fillimi i përshkallëzimit të armiqësive më 27 nëntor. Shumica janë gra dhe fëmijë”, tha në një deklaratë Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Mes të zhvendosurve janë më shumë se 100,000 njerëz që kanë ikur në zonat e administruara nga kurdët në Sirinë veriore mes përshkallëzimit të luftimeve fraksionale dhe frikës nga sulmet hakmarrëse.

Tensionet duket se janë të përqendruara kryesisht në qytetin Manbij, në veri-lindje të Aleppos, dhe në qytetin e përzier arabë dhe kurdë të Deir Ezzour në Sirinë lindore.

Pas rënies së forcave asadiste javën e kaluar, njësitë kurde dhe arabe që luftojnë nën flamurin e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA kanë avancuar, në disa vende duke u përleshur me grupet rebele të mbështetura nga Turqia të Ushtrisë Kombëtare Siriane, në një përpjekje për të siguruar pjesë të territorit në Sirinë veriore dhe lindore.

Në një gjest uniteti, administratat e mbështetura nga kurdët e Sirisë verilindore deklaruan se do të mbanin flamurin e pavarësisë të përdorur prej kohësh nga forcat opozitare në të gjithë vendin, në mënyrë që të "afirmojnë unitetin e Sirisë dhe identitetin e saj kombëtar".

Hayat Tahrir al-Sham, fraksioni islamik që ka nën kontroll pjesën më të madhe të Sirisë, nuk është përplasur me forcat e udhëhequra nga kurdët.

Rreth 900 trupa amerikane mbeten në Sirinë lindore për të mbështetur forcat kurde dhe fraksionet e tjera rebele që luftojnë për të parandaluar një rigjallërim nga IS. Mes kaosit dhe luftimeve, grupet e të drejtave paralajmëruan se civilët po vuanin më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy