Tusk: Mësimet që duhet të nxjerrin superfuqitë e botës nga katastrofa e Nagasakit

Tusk: Mësimet që duhet të nxjerrin superfuqitë e botës nga katastrofa e Nagasakit

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, vizitoi sot Nagasakin dhe Hiroshimën, në nder të viktimave të bombardimit amerikan të 1945-s. Vizita e Tusk në Japoni ësht në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e G20-s, që mbahet ditët e ardhshme në Osaka.

Tusk është lideri i Parë i BE-së që viziton këto dy qytete.

Fjalimi i Donald Tusk

Jam i nderuar që jam këtu sot në qytetin e paharrueshëm të Nagasakit. Faleminderit për mirëpritjen tuaj të ngrohtë. Unë jam thellësisht i emocionuar nga vizita në Muzeun e Bombës Atomike, Memorialin Kombëtar të Paqes dhe bisedat që kam pasur gjatë qëndrimit tim këtu.

Edhe pse një vizitë kaq e shkurtër, ajo më ka bërë plotësisht të vetëdijshëm sa tragjik ishte leksioni që na dha Nagasaki, por ende, sa shpresëdhënës. Sot, dy ditë para takimit të liderëve botërorë në Osaka, ai duhet gjithashtu të jetë një mësim i përgjegjësisë për të ardhmen tonë të përbashkët.

Nga këtu, në Nagasaki, duhet të rezonojë një mesazh paralajmërimi dhe një apel i thjeshtë për të gjithë pjesëmarrësit e G20-s: Zgjohuni përpara se të jetë tepër vonë. Skena globale nuk mund të bëhet një arenë, ku më të fortët t’u diktojnë kushtet e tyre më të dobëtve pa asnjë rezervë, ku egoizmi të dominojë mbi solidaritetin dhe ku emocionet nacionaliste të dominojnë mbi sensin e përbashkët. Duhet të kuptoni se ju merrni përgjegjësi jo vetëm për interesat tuaja, por mbi të gjitha për paqen dhe një rend të sigurt dhe të drejtë botëror.

Kërcënimet e një shantazhi bërthamor të pranishëm në politikën e Koresë së Veriut dhe retorikën e Iranit, konfliktet rajonale: në Siri, Ukrainë apo në Libi, paqëndrueshmëria në dhjetëra vende në të gjitha kontinentet, tensionet tregtare midis superfuqive më të mëdha botërore, si dhe pasojat ende jo plotësisht të njohura të kërcënimeve që vijnë nga kriza e klimës dhe fazat e ardhshme të revolucionit teknologjik, na tregojnë sa afër humnerës është bota. Ne vazhdojmë të pretendojmë se kemi nën kontroll të plotë dinamikën e ngjarjeve dhe ndryshimeve, por kjo është një iluzion. Ndërgjegjësimi i këtyre rreziqeve duhet të udhëheqë diskutimet në Osaka.

Ju, udhëheqësit e superfuqive botërore, jeni përgjegjës për faktin se mësimi i nxjerrë nga Nagasaki nuk do të shkojë dëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy