Janë 50 libra, duke përfshirë shumë klasikë, që kanë shërbyer për të trajnuar modelin ChatGpt AI. Kjo u zbulua nga studiuesi amerikan David Bamman, nga Universiteti i Berkley në Kaliforni. Zbulimi ishte krejt rastësor.
Studiuesi përdor teknologjinë për të nxjerrë të dhëna nga letërsia klasike dhe po punonte për romanin “Krenari dhe paragjykim” të Jane Austen kur vendosi t’i drejtonte pyetje ChatGpt.
Ai zbuloi se softueri i AI ishte po aq i saktë në përgjigjet e tij sikur të kishte studiuar romanin.
Kështu që Bamman dhe ekipi i tij vendosën të ktheheshin në një farë mënyre në "arkeologë të të dhënave". Ata testuan njohuritë e ChatGpt për libra të ndryshëm dhe i dhanë secilit nga një pikë, më pas renditën gjetjet e tyre në një hulumtim të publikuar nga Business Insider.
Lista e 50 romaneve që ndihmuan në trajnimin e ChatGpt, një pjesë e vogël e bazës së të dhënave të pamasë të chatbot, përfshijnë klasikë si Moby Dick, “The Scarlet Letter”, “Ngjyra vjollcë”, “Ajo çka mbetet nga dita”.
Por librat me përqindjen më të lartë të njohurive softuerike janë librat fantastiko-shkencor dhe ato fantazi. Në krye të listës janë “Harry Potter dhe guri filozofal” i JK Rowling dhe “1984” e George Orwell, për t’u ndjekur tekste distopike që kanë bërë histori si “Kryezoti i unazave”, “Fahrenheit 451”, “Më e bukura e botëve”, “Neuromante” e William Gibson dhe “A ëndërrojnë androidet për dele elektrike” të Philip K. Dick.
Ironik është fakti që dy librat e fundit janë ata që i kanë rënë kambanës së alarmit lidhur me inteligjencën artificiale.



