Skenografi Bashkim Zahaj tha në studion e emisionit “Bilardo në MCN” të gazetarit Denis Dyrnjaja se Tirana po asfiksohet nga godinat e larta por nga mënyra e çrregullt si është ndërtuar.
Sipas Zahajt, është ndërtuar në mënyrë të pasistemuar gjë e cila nuk të lejon të krijosh rrugë ndërlidhëse mes rrugëve kryesore të qytetit.

Jo se nuk merrej mendimi i kërkesave që vinin nga pushteti, por nëse e vendos vëmendjen tek Tirana e viteve ’70 do shohësh një plan urbanistik shumë të rregullt. Qendra e Tiranës me shtëpi me qerpiç është edhe sot. Pra është ajka, syri. Akoma hapësira mes Rrugës Myslym Shyri dhe Rrugës së Kavajës është e gjitha një mish mash i jashtëzakonshëm. Shtëpitë përdhese ku pronari e ka dhënë shtëpinë për t’u prishur aty është bërë pallat. Pa asnjë lloj planifikimi, pa asnjë rrugë ndërmjetëse.
Çështja ka të bëjë me njeriun. Çështja ka të bëjë me jetesën. Me anën sociale. Nuk është kaq arkitekturë sa çështë anë sociale dhe bashkëjetese. Urbanistika është e tillë, duhet të punosh për shkëmbimin jetësor, për shkëmbimin emocional, fejesat, martesat. Nuk ka urbanistikë jashtë komunitetit.
Sistemi që ne kaluam për të arritur në një zgjidhje ose në një hedhje të maketi apo projekti bëheshin diskutime pafund. Diskutime në komunitet, diskutime me profesionistët deri sa të bëhej varianti i parë i dytë e me radhë deri sa të dilte në atë që quhej këshilli i madh.
Nëse ju e shihni Tiranën nga lart, të gjitha ato që ju do të shihni simetrike ose do shihni në rregull janë të atij sistemi. Gjërat e tjera janë si bula e bilardos, të shpërndara, të hedhura, të pasistemuara.
Nuk është problemi ke ndërtimet e larta. Kjo shpërndarja e ndërtimeve të mënyrë të çrregullt, s’ka asnjë rregull si gurët e bilardos çfarë ka bërë? Ti nuk mund të krijosh dot rrugë ndërlidhëse midis rrugëve të mëdha. Rrugë ndërlidhëse që i shërbejnë qytetarit çdo 60-70 metra. Barcelona e ka çdo 60 metra.
Shihni Bashkinë e Tiranës, e ka rast ekzaltimi kur dikush t’i thotë të jap vilën për ndërtim. Gëzohen pa masë, edhe bëhet pallati zigzag.
Shpëtohet Tirana, por nuk duhet të synosh të vjedhësh. Tirana shpëtohet duke menduar për të bërë punë publike për njerëzit. Tirana nuk shpëtohet duke menduar që ky sheshi që u hap duhet ta zëmë menjëherë se duke e zënë unë do marr 20%.
Tirana po asfiksohet pikërisht nga ky problem. Nuk po asfiksohet Tirana nga godinat e larta. Kam parë atë planin francez në maket atëherë kur e sollën. E ndërtonte bukur qendrën pavarësisht se ishin godinat e larta. I jepnin një madhështi qendrës Ishin vënë në mënyrë simetrike, në rresht. Dolëm dhe nga ai plan.



