Sekuestrohet një arsenal armësh në Kosovë

Sekuestrohet një arsenal armësh në Kosovë

Një arsenal armësh është sekuestruar këtë të hënë nga Policia e Kosovës. Sipas mediave kosovare, janë sekuestruar automatikë të llojeve të ndryshme, granata dore e municione luftarake, ndërsa operacioni është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Ky arsenal armësh është sekuestruar një ditë pasi u arrestuan pesë persona në Pejë dhe një në Prizren, për trafik të armëve dhe terrorizëm.

Prokuroria Speciale njofton për mediat se arrestimi i personave të dyshuar është kryer mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Kosovës ku dyshohen për veprat penale përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy