
Kontinenti ku jetojmë mund të na surprizojë me disa gjëra që mendonim se i dinim mirë në lidhje me të. Sipas grekëve të lashtë, Europa ishte princesha e bukur e rrëmbyer nga Zeusi, që u çua në ishullin e Kretës. Gjeografikisht ne zakonisht e përcaktojmë atë si masë toke që shtrihet nga Oqeani Atlantik në malet Kaukaz në Rusi - me një sipërfaqe prej vetëm 4 milionë milje katrorë, është kontinenti i dytë më i vogël në Tokë. Ajo përfshin 46 kombe sovrane, 740 milionë banorë dhe një nga institucionet më të rëndësishme politike në botë: Bashkimi Evropian.
Le të mos harrojmë se Evropa gjithashtu përfshin qëndrime të dukshme kulturore, si komuniteti, toleranca dhe demokracia liberale.
Mbi 150 gjuhë të ndryshme fliten në Europë. Shumica e këtyre gjuhëve kanë evoluar nga pema e gjuhës indo-evropiane.
Të gjitha këto gjuhë dhe kultura e bëjnë Evropën një atraksion të vërtetë turistik, madje viti i kaluar ka shënuar rekord turistësh. Por kur është fjala për gjuhën më të folur në Europë, shumë mund të mendojnë anglishten.
Renditja e gjuhëve më të folura tregon se ajo qëndron e katërta në listë. Sipas numrit të folësve, gjuhët më të folura në Europë janë:



