Kryetari i shoqatës së eksportuesve, njëherësh ekspert ushqimor, Alban Zusi, për produktet e pulës me salmonelë në treg thotë se sipas përfaqësuesve të kompanisë, produkti është i izoluar në kontejnerët e kompanisë, ndaj duhet treguar kujdes në nxjerrjen e konkluzioneve.
Në një intervistë për MCN TV ai vlerësoi faktin që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e ka bërë problemin publik, duke thënë se është më mirë një institucion të ketë disa kosto publike se disa njerëz të shtruar në spital.
Sipas tij, siguria ushqimore në Shqipëri ka vite që ka probleme dhe që pas ndërrimit të sistemeve, ende nuk ka gjetur paqen e vetë dhe lë për të dëshiruar.
Zusi shtoi se siguria ushqimore duhet të jetë objekt i një strukturimi, vëmendje dhe një tolerance pothuajse zero.
Ajo që vlen për tu theksuar, është se më në fund institucionet publike patën kurajon që problemin ta hapim, unë di që ka nevojë për tu përmirësuar procedura e bërjes së analizave.
Vlerësoj se institucionet nuk e kanë fshehur siç kanë ndodhur në të shkuarën, por u vu në radhë të parë interesi publik.
Të gjithë ato biznese që janë furnizuar nga biznesi në fjalë janë të gjithë në alert.
Se më në fund ne kuptuam se nuk është krim të njoftosh një problem, krim është të mos e njoftosh problemin.
Salmonela është një bashkudhëtar i çdo lloj shpendi, në të gjithë botën, produktet me origjinë nga shpendët si pula, rosa mbahen në frigoriferë të veçanta, se salmonela është bashkudhëtare e tyre.
Salmonelën nuk e eviton dot nga shpendi. Çështja është çfarë lloj salmonele është dhe sa e dëmshme është.
Mishin e pulës asnjë njeri nuk e konsumon të gjallë, siç mund të ndodh me mishin e viçit.
Mishi i pulës piqet plotësisht dhe në këto raste salmonela shkatërrohen. Nga 2000 lloj salmonelash janë dy lloj salmonelash të rrezikshme, vdekjeprurëse.
Edhe në botë dhe Europë, prezenca e salmonelës nuk konsiderohet si dramë apo tragjedi.
Vendet eksportuese të produkteve me salmonelë, si Brazili, Amerika apo Europa, sapo t’i dërgosh një analizë që produkti yt të ka dalë me salmonelë, e marrin produktin mbrapsht dhe të kompensojnë.
Jam i bindur se operatori nuk i ka ndodhur gjë. Nuk dyshoj në një veprimtari të qëllimshme, që e ka ditur dhe e ka nxjerrë.
Problem është për tu bërë analiza sa më parë. Por duhet lënë me shkrim e qartë që produkti nuk duhet të konsumohet sa të vij analiza. Janë përgjithësisht efekte kalimtare si bark dhe diarre.
Por janë dy tipe salmonele që janë vdekjeprurëse. Unë uroj që ky lloj të mos jetë vdekjeprurës.
Edhe fermerët nëpër shtëpi, pulat e tyre që i kanë mjafton të kalojnë disa zogj tregtarë, shkon te kopshti i dikujt, e merr atë.
Pula e ka bashkëjetuese të vetën salmonelën. Produkti mund të jetë hedhur në treg se nuk është rezultati i analizave.
Masa e arrestit mund të jetë marrë nën presionin publik nga autoritetet.
E vlerësoj që AKU e ka bërë problemin publik, se më mirë një institucion të ketë disa kosto publike se disa njerëz të shtruar në spital.
Minimalisht duhej sqaruar se kush është rrezikshmëria e gjësë. Të bërit alert ka qenë gjë e mirë, se njerëzit janë duke u u kujdesur për bërjet e tyre.
Siguria ushqimore në Shqipëri ka vite që ka probleme, që pas ndërrimit të sistemeve, sistemi i sigurisë ushqimore ende nuk ka gjetur paqen e vetë dhe pa diskutim lë për të dëshiruar.
Siguria ushqimore duhet të jetë objekt i një strukturimi, vëmendje dhe një tolerance pothuajse zero.



