Brunilda Isaj, sekretare e Përgjithshme e shoqatës ‘’Mikrofinanca Shqiptare’’, e sheh të domosdoshme një paketë sociale për shtresat në nevojë për shkak të rritjes së çmimeve. Në një intervistë në MCN TV, Isaj tha se shpenzimet jetike mund të bëhen të paarritshme për këtë kategori, ndaj qeveria duhet ta marrë parasysh këtë fakt në hartimin e politikave të saj.
Ne kemi frikë që në një moment të caktuar nëse të ardhurat nuk rriten mund të shtyjnë në një recesion. Tkurrja e shpenzimeve në mungesë të të ardhurave është e pashmangshme.
Paketa sociale jashtëzakonisht e nevojshme. Shtresat në nevojë janë jashtëzakonisht të ekspozuara. Shpenzimet jetike mund të bëhen të paarritshme, ndaj qeveria duhet ta reflektojë këtë në politikat e saj.
Isaj tha më tej se recesioni i pritshëm do të sjellë ulje të ardhurash, duke e vështirësuar akoma më shumë situatën ekonomike.
Recesioni nuk është asnjëherë lajm i mirë. Një recesion do të thotë që një shtet prodhon më pak. Pra kemi ulje të ardhurash, pra ndikimi nuk do të jetë pozitiv. Duhet të jemi të përgatitur që kjo të jetë fenomeni i radhës në një zinxhir të tillësh që kemi parë kohët e fundit.
Tani flasim për artikuj që i takojnë standardit jetik. Ne pa frikë mund të themi që për një familje, çmimet janë rritur me dy shifra. Pra buxheti familjar duhet të monitorohet me kujdes. Është një moment që nuk stimulon konsumin.



