Përfundon seanca e Kuvendit/ “Digjet” dhe raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit

Përfundon seanca e Kuvendit/ “Digjet” dhe raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot për djegien e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në seancën e nisur pak minuta më parë Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, bëri të ditur se asnjë kandidaturë nuk është paraqitur, prandaj edhe raundi i tretë përmbyllet pa emër.

Në seancë kanë qenë vetëm deputetët e Rithemelimit.

Mbledhja u mbyll brenda pak minutash për shkak se opozita nuk dërgoi asnjë propozim për kandidat.

Sipas një marrëveshje të arritur ditë më parë mes opozitës dhe mazhorancës socialiste, opozita duhet të propozonte një emër në tre raundet e para, por papritur Alibeaj njoftoi se PD ishte tërhequr ngaqë socialistët e prishën dakordësinë.

Në kushtet kur edhe raundi i tretë zhvillohet pa kandidatë, do të jetë raundi katër përcaktues se kush do të jetë kreu i ri i shtetit. Ndryshe nga tre raundet e para që kërkonin 84 vota, i katërti sipas Kushtetutës, e zgjedh Presidentin me shumicë të thjeshtë 71 vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy