Partia Demokratike ka akuzuar edhe një herë tjetër kryeministrin Rama për ndërtimin e stadiumit të ri Qemal Stafa. Më anë të zëdhënëses Ina Zhupa PD deklaroi se Rama nuk po bën asnjë transparencë për kontratën e stadiumit.
Gjithashtu Zhupa shtoi se kryeministri, pasi përmbylli këtë aferë, u nis si sheik drejt Francës për të parë ndeshjet e kombëtares.



